NGA VENDIMI PËR EMRIN E NOAH DERI TEK POST SHTATËZANIA/ Fatma rrëfen detaje mbi eksperiencën e mëmësisë (FOTO) – AlpeGossip
NGA VENDIMI PËR EMRIN E NOAH DERI TEK POST SHTATËZANIA/ Fatma rrëfen detaje mbi eksperiencën e mëmësisë (FOTO)

NGA VENDIMI PËR EMRIN E NOAH DERI TEK POST SHTATËZANIA/ Fatma rrëfen detaje mbi eksperiencën e mëmësisë (FOTO)

Fatma dhe Alfio po shijojnë eksperiencën e prindërimit dhe kur vjen puna tek interesi i ndjekësve në rrjet, protagonist është Noah. Fatma ka zbuluar disa detaje lidhur me përvojën e saj si nënë, si gjithmonë duke i shtuar edhe doza humori përgjigjeve.

Për sa i përket emrit, Methasani ka rrëfyer se pas shumë diskutimesh, ka qenë Alfio ai që ka marrë vendimin. Dhe si “shpërblim”, Noah është një kopje e të atit sipas Fatmës.

Lidhur me ndihmën që Alfio jep në rritjen e vogëlushit, Fatma është shprehur: “Ndonjëherë na vë në gjumë edhe mua, edhe Noah-n”.

Fatma gjithashtu ka treguar se ka kryer lindje me operacion dhe se vogëlushi vazhdon të ushqehet me gji. Ajo ka shtuar se periudhën e post shtatzënisë e ka kaluar pranë njerëzve që i falnin vetëm dashuri, arsye kjo pse nuk e ka përjetuar periudhën depresive që përfshin shumë nëna të reja.

E si gjithmonë, nuk mund të ishte pa interes çështja e kilogramëve të tepërt (16 kilogramë të shtuar gjatë pritjes së ëmbël për Fatmën), ashtu sikurse, siç ka theksuar vetë moderatorja, ajo nuk po mban ndonjë dietë specifike për momentin dhe faktit që duket aq në formë në postimet në rrjet, i ka dhënë një shpjegim: “Thjesht postoj foto ku dukem në formë”. /News31.al