ÇFARË NDODHI? Dafina Zeqiri mbron Beatrix-ën e revoltuar: A e keni seriozisht… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Dafina Zeqiri mbron Beatrix-ën e revoltuar: A e keni seriozisht…

ÇFARË NDODHI? Dafina Zeqiri mbron Beatrix-ën e revoltuar: A e keni seriozisht…

Prej shumë kohësh flitet për një bashkëpunim midis Dafina Zeqirit dhe Beatrix Ramosaj. Këtë gjë e kanë bërë me dije vetë këngëtaret në rrjete sociale, ku kanë postuar herë pas here foto me mbishkrime që duket se do të jenë pjesë e tekstit të këngës.

Ndërkohë, ditën e sotme, Dafina publikoi një “TikTok” humoristik, ku Trixa nuk nguroi të komentonte në formë mbështetëse për kolegen e saj.

Mirëpo, nuk u lanë pa u vënë re komentet e vazhdueshme negative të ndjekësve, të cilët gjykonin miqësinë e dy këngëtareve, duke sulmuar vazhdimisht Beatrix.

Lidhur me këto komente, ka reaguar vetë Dafina e revoltuar, e cila u ka bërë thirrje të gjithë komentuesëve të mos ushtrojnë më bullizëm, aq më tepër femra-femrës.

“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”- ka shkruar ajo në mbrojtje të ish-banores së “Big Brother VIP”.

Rikujtojmë se Beatrix është kthyer në kryefjalën e mediave dhe të të gjithë shikuesve të formatit të “Top Channel”, kur ajo dhe Donald Veshaj krijuan një lidhje gjatë rrugëtimit të tyre.