U SHFAQ NË FESTIVAL ME FUSTAN TRANSPARENT/ Aktorja mund të dënohet me 5 vite burg – AlpeGossip
U SHFAQ NË FESTIVAL ME FUSTAN TRANSPARENT/ Aktorja mund të dënohet me 5 vite burg

U SHFAQ NË FESTIVAL ME FUSTAN TRANSPARENT/ Aktorja mund të dënohet me 5 vite burg

Një aktore egjiptiane që zgjodhi të shkojë me veshje transparente në Festivalin e Filmit të Kairos do të dalë në gjyq për “imoralitet” dhe “shthurje”.

Rania Youssef u shfaq në një veshje të zezë, të ngjitur pas trupit që ekspozonte pothuajse të gjithë këmbët e saj. Shumë egjiptianë e kanë kritikuar duke thënë se i shkaktonte “neveri”, ndërsa të tjerë thonin se mund të veshë atë që dëshiron.

Ajo mund të burgoset deri në pesë vjet nëse shpallet fajtore, tha një burim gjyqësor për AFP.

Aktorja ka kërkuar faljen për veshjen e saj. 44-vjeçarja tha se nuk do e vishte fustanin nëse do e dinte që do shkaktonte kaq shumë polemika.