FILLUAN BASTET/ Cili do të jetë emri i fëmijës së Meghan Marklet dhe Princit Harryt? – AlpeGossip
FILLUAN BASTET/ Cili do të jetë emri i fëmijës së Meghan Marklet dhe Princit Harryt?

FILLUAN BASTET/ Cili do të jetë emri i fëmijës së Meghan Marklet dhe Princit Harryt?

Tashmë pallati mbretëror i Britanisë së Madhe ka konfirmuar lajmin e madh për opinionin botëror.

Dukesha Meghan Markle si dhe Princi Harry presin të bëhen prindër të një fëmije, i cili llogaritet se do të vjen në jetë gjatë pranverës së vitit të ardhshëm.

Tashmë bastoret sportive kanë nisur të pranojnë bastet rreth emrit të fëmijës që do të jetë i pari për çiftin që këtë vit kurorëzoi lidhjen e tyre me martesë.

Sipas preferencave të fundit nga kompanitë e basteve, dy emra kanë mundësi më së shumti që të përdoren prej dyshes britaniko-amerikane.

Aleksandër është më favoriti për djalë, 2/1 sipas Fitzdares dhe Alis më e preferuara nëse foshnja është vajzë me 5/2.