MBANTE REKORDIN “GUINESS”/ Vdes në moshën 113 vjeçare njeriu më i moshuar në botë – AlpeGossip
MBANTE REKORDIN “GUINESS”/ Vdes në moshën 113 vjeçare njeriu më i moshuar në botë

MBANTE REKORDIN “GUINESS”/ Vdes në moshën 113 vjeçare njeriu më i moshuar në botë

Është ndarë nga jeta në moshën 113-vjeçare njeriu më i moshuar në botë. Masazo Nonaka nga Japonia vdiq 9 muaj pasi mbajti rekordin “Guinness” si njeri më i vjetër në planet. I lindur në 25 korrik 1905 Nonaka jetonte në rajonin më verior të arkipelagut, Hokkaido dhe kishte lindur në qytetin e Ashoros.

Nonaka kishte qejf ëmbëlsirat pas makaronave dhe ishte i interesuar të shikonte ndeshjen sumo në televizor si dhe të lexonte gazetat. Gruaja e tij, me të cilën kishte dy djem dhe tre vajza, kishte vdekur në vitin 1992,”- shkruan Daily Mail. Familjarët janë të tronditur nga ngjarja pasi Masazo u shua papritmas, pa dhënë asnjë lloj shenje që nuk ishte në gjendje të mirë. Japonia mbahet si një nga vendet me shkallën më të lartë të jetëgjatësisë në botë.