E AKUZUAN SE KA KOPJUAR KËNGËN “JOLENE”/ Reagon Era Rusi: Akuza për vjedhje bie…(FOTO) – AlpeGossip
E AKUZUAN SE KA KOPJUAR KËNGËN “JOLENE”/ Reagon Era Rusi: Akuza për vjedhje bie…(FOTO)

E AKUZUAN SE KA KOPJUAR KËNGËN “JOLENE”/ Reagon Era Rusi: Akuza për vjedhje bie…(FOTO)

Kënga me të cilën Era Rusi merr pjesë në edicionin e këtij viti të “Këngës Magjike”, “Mos ma merr” ngjason shumë me “Jolene” nga Dolly Parton. Këtë ia vunë në dukje komentues të shumtë dhe Anabel.al në një shkrim të mëparshëm. Për qartësi, kontaktuam me menaxheren e Erës që shërbeu si përfaqësuesja e saj.

Në lidhje me komentin në Instagram që aludon të njëjtën gjë si të tjerët – që kënga ngjason së tepërmi me “Jolene”, ajo tha se e panë, por nuk e fshinë pasi s’kishin asnjë arsye për të vepruar kështu.
“Nga ana e produksionit, pra muzikaliteti, nuk ka aspak lidhje me ‘Jolene’. Është tema e këngës ajo që i ka lidhur njerëzit. Vajza në fjalë i këndon partneres jashtëmartesore të burrit dhe ky koncept i ka lidhur,” tha menaxherja e Era Rusit.

Më tej, ajo shpjegoi dhe si rrodhi procesi kreativ i këngës “Mos ma merr” pasi tha se “nuk kemi të bëjmë me plagjiaturë të mirëfilltë.”

“U bë vija muzikore fillimisht dhe Era me Fifin menduan të ishte një baladë e trishtë për një fenomen të kohërave tona, goxha të përhapur për momentin.

Fifi, tekstshkruesja, u prononcua për Iconstyle.al. Përveçse mohoi të ishte frymëzuar apo të kishte kopjuar nga ‘Jolene’, tha se edhe ky tekst mund të jetë bazuar në ngjarje reale, siç ka ndodhur më parë.

“Unë nuk jam inspiruar te ‘Jolene’, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar. Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolly Parton një histori të tillë. E para, akuza për ngjashmëri bie poshtë pasi nuk jam artiste që vjedh tekste ose përkthej siç ka disa të tjerë që përkthejnë tekste nga italishtja. Unë nuk e bëj këtë gjë dhe e dyta ka shumë këngë që thonë të dua edhe në shqip edhe në anglisht, i bie që të kenë vjedhur tekstet? Zakonisht bazohem në histori të vërteta dhe kësaj radhe i bie që mund të ketë pasur diçka të vërtetë brenda. Pse jo!