Pas përfundimit të sezonit të tretë të Ferma VIP, Arbana Osmani ka lënë të kuptohet se po punon për një projekt të ri televiziv. Një postim i saj në rrjetet sociale nga Koreja e Jugut ka ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve.
Moderatorja ndodhet aktualisht në Korenë e Jugut, ku ka vizituar Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), kufirin që ndan Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut. Ajo ndau me ndjekësit disa momente nga turi, duke treguar se vizita zgjati rreth shtatë orë dhe se në pjesën më të madhe të itinerarit nuk lejohej përdorimi i telefonave.














