“DO TË JEM ÇDO TË PREMTE”/ Luiz Ejlli rikthehet në ekran, zbulon projektin që do drejtojë – AlpeGossip
“DO TË JEM ÇDO TË PREMTE”/ Luiz Ejlli rikthehet në ekran, zbulon projektin që do drejtojë

“DO TË JEM ÇDO TË PREMTE”/ Luiz Ejlli rikthehet në ekran, zbulon projektin që do drejtojë

Këngëtari Luiz Ejlli do të rikthehet në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv, të cilin e cilëson si një ëndërr të realizuar. Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” konfirmoi se emisioni do të transmetohet një herë në javë, çdo të premte në mbrëmje.

Lajmin e bëri të ditur vetë Luiz Ejlli gjatë një interviste në emisionin “Fiks Fare”, ku u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për angazhimin e tij të ri televiziv.

“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë”, u shpreh këngëtari.

Me këtë deklaratë, Luiz Ejlli konfirmoi zyrtarisht rikthimin në ekranin e Top Channel, pas një periudhe të fokusuar në karrierën muzikore dhe jetën familjare.

Megjithëse nuk ka zbuluar ende detaje mbi formatin, përmbajtjen apo datën e saktë të nisjes së emisionit, deklarata e tij ka ngjallur interes te publiku, i cili prej kohësh priste rikthimin e tij në televizion.