SOT KA SUKSES TË PADISKUTUAR/ Jay Z dikur ia ka hedhur diskun në plehra reperit shqiptar – AlpeGossip
SOT KA SUKSES TË PADISKUTUAR/ Jay Z dikur ia ka hedhur diskun në plehra reperit shqiptar

SOT KA SUKSES TË PADISKUTUAR/ Jay Z dikur ia ka hedhur diskun në plehra reperit shqiptar

Rruga drejt suksesit nuk është aspak e lehtë, rruga ka një sërë vështirësish që duhen kaluar për të trumfuar. Kështu ka ndodhur dhe me reperin shqiptar, Gashi, i cili sot është një emër mjaft i dëgjuar dhe në rangun botëror.

Reperi gjithmonë është shprehur se për të arritur këtu ku është sot, është përballur dhe me shumë sfida. Të shumtë janë dhe personat që i kanë mbyllur dyert duke mos ia pëlqyer punën. Një prej tyre është dhe reperi me famë botërore Jay Z. Gashi ka rrëfyer së fundmi gjatë një interviste se dikur ka ëndërruar të menaxhohej nga labeli i Jay Z por ky i fundit e kishte hedhur hedhur në plehra CD-në e tij të parë pasi nuk e ka pëlqyer.

Mirëpo pavarsisht të gjithave, ëndrra e Gashit për të arritur suksesin nuk u shua. Pas disa kohësh ai arriti të nënshkruajë një kontratë me “Roc Nation”. “I lindur në Afrikë, rritur në Brooklyn nga prindër me origjinë shqiptare, GASHI është një racë e rrallë e artistëve që përfshin repin dhe këndimin në një stil që jo vetëm përfshin kulturën e Nju Jorkut, por edhe elemente muzikore nga rreth botës.”- prezantohet Gashi nga “Roc Nation”.