”U ZGJOVA ME BARKUN E MPIRË”/ Miss Shqipëria zbulon shtatzëninë përmes ëndrrës – AlpeGossip
”U ZGJOVA ME BARKUN E MPIRË”/ Miss Shqipëria zbulon shtatzëninë përmes ëndrrës

”U ZGJOVA ME BARKUN E MPIRË”/ Miss Shqipëria zbulon shtatzëninë përmes ëndrrës

Ish-Miss Shqipëria, Afroviti Goge, është në pritje të ëmbël. Ajo ka hyrë në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe këtë pasdite e ftuar në emisionin ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo ka folur gjerë e gjatë për këtë periudhë të jetës së saj.

Afroviti ka treguar se e ka zbuluar shtatzëninë në një mënyrë sa të veçantë aq edhe të çuditshme. Disa ditë para se të merrte testin e shtatzënisë, ajo ka parë një ëndërr ndërmjet së cilës është lajmëruar ardhja në jetë e një fëmije.

“Momentin kur e mora vesh kam qenë vetëm me mamanë time. Ka qenë ora 12 e natës. Në fakt kisha një ndjesi, sepse kisha parë një ëndërr 10 ditë para se të bëja testin e shtatzënisë. Kisha parë një ëndërr sikur nga kërthiza ime dilte një lule lotusi dhe jam zgjuar nga ëndrra më barkun e mpirë”, tregoi ajo. Po ashtu Afroviti u shpreh se fillimisht e ka ndarë ëndrrën e saj me mamin e më pas me vjehrrën, e cila direkt ka dyshuar për një shtatzëni.