Erik Fullani është një nga djemtë më të lakmuar në Shqipëri.
Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka bërë publike lidhjen me një bjonde bukuroshe, megjithatë vajzat që i shkojnë nga pas nuk janë të pakta.
24-vjeçari ka treguar në një postim në profilin e tij në Instagram të mirat që i sjell lokali i tij në zonën e Ish-Bllokut.
Ai ka postuar një foto ku tregohen një sasi e konsiderueshme faturash, gjë që do të thotë se këto të ardhura përkthehen në para dhe duke gjykuar nga volumi, po i sjellin fryte.

















