ROMANTIKE/ Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane: Ja si i përgjigjet ajo (FOTOT) – AlpeGossip
ROMANTIKE/ Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane: Ja si i përgjigjet ajo (FOTOT)

ROMANTIKE/ Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane: Ja si i përgjigjet ajo (FOTOT)

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Më pas revista ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.

Image

Media italian shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto. Pas këtyre lajmeve aktori reagoi përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Është puna ime! Pikë”.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can nuk ka duruar më dhe më në fund ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Së fundmi ai ka postuar në Instagram një foto me Diletta-n. Ata të dy shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa gazetarja ka mbështetur kokën tek shpatullat e aktorit. Can mban në dorë një armë, sepse duket se ata kanë kaluar kohën duke provuar qitjen në një ambient të hapur.

Çifti i rrezikshëm”, ka shkruar ai përkrah fotos dhe ka etiketuar në postim Diletta Leotta-n.

Por prisni se ka akoma! Si një djalë romantik që është, Can i ka bërë një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”.

Pamjet e porpozimit janë bërë virale në rrjet, ndërsa ende nuk dihet përgjigjja e gazetares italiane!