Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë një nga çiftet më simpatikë të televizionit.
Si në të gjithë çiftet edhe mes tyre nga momente të këndshme të përditshmërisë, teka të lezetshme të njërit apo tjetrit që i japin ngjyra lidhjes. Por a është Albani tip romantik?
I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu Albani ka treguar se në fakt Bieta shpesh ankohet se ai nuk i shpreh dashurinë.
“Unë jam natyrë që nuk i mbaj ndenjat, kur i kam i thënë. Bieta gjithmonë ankohet, unë të them më shumë seç më thua ti, unë të puth ti s’më puth. Unë me timen them në fakt që jam shumë i vëmendshëm.
Surpiza e fundit që e ka emocionuar Bietën. Jemi duke ecur rrugës në këmbë. Gjithmonë kur shoh lule marr një trëndafil dhe ja jap.”,- ka rrëfyer Albani.