EDHE SI MODEL/ Andi i “Për’puthen” protagonist në videoklipin e këngëtares shqiptare – AlpeGossip
EDHE SI MODEL/ Andi i “Për’puthen” protagonist në videoklipin e këngëtares shqiptare

EDHE SI MODEL/ Andi i “Për’puthen” protagonist në videoklipin e këngëtares shqiptare

Pas daljes nga emisioni “Për’puthen”, Andi ka qenë një prej personazheve më të komentuar në media e rrjete sociale.

Ai doli “çift” me Tean  dhe më vonë iu zbulua skenari i mashtrimit, pas bërjes publike të lidhjes së Teas me Beart Rexhepin.

Këta të fundit u ndanë, teksa në rrjet konkurrentët kanë nisur thumbat e kërcënimet për njëri-tjetrin.

Për të nxjerrë të vërtetat e tij, Andi ka kërkuar 30 mijë ndjekës në Facebook, deklaratë e cila u sulmua mjaft nga ish-konkurrentët e tjerë të “Për’puthen”.

Mes zhurmës së madhe në rrjet, Andi është shfaqur gjithashtu si model në videoklipin e ri të këngëtares Shkenda Dubova, e cila u rikthye në muzikë.

Kënga e saj i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë, ndërsa në videoklip mund të shohim ish-konkurrentin përkrah këngëtares.

 

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, gjithashtu ish-konkurrente e “Për’puthen”, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.