NJË ZËNKË NË ASHENSOR/ Beyonce rikujton momentin e vështirë mes saj dhe Jay Z – AlpeGossip
NJË ZËNKË NË ASHENSOR/ Beyonce rikujton momentin e vështirë mes saj dhe Jay Z

NJË ZËNKË NË ASHENSOR/ Beyonce rikujton momentin e vështirë mes saj dhe Jay Z

Pesë vite më parë, Beyonce, motra e saj dhe Jay Z hipën në një ashensor së bashku në ‘Standart Hotel’ pas festës së zhvilluar në mbrëmjen e ‘Met Gala’. Një regjistrim i atij momenti zbuloi debatin e zhvilluar brenda në ashensor. Solange, motra e këngëtares ju drejtua ashpër Jayz Z dhe të gjithë nisën të spekulonin se kjo situatë kishte ndodhur për shkak të tradhtive te tij.

Megjithatë kjo situatë e vështirë për Beyonce, vlejti më vonë si ide për të realizuar klipin e saj në bashkëpunim me Nicki Minaj, me titull ‘Flawless’. Kujtojmë se dyshja është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre, megjithatë ata kanë preferuar t’i anashkalojnë përherë komentet e të gjithë ndjekësve.