Me rastin e Shën Valentinit, VIP-at shqiptarë kanë postuar në rrjete sociale dhuratat që kanë marrë nga partnerët e tyre. Disa janë surprizuar me buqeta trëndafilash, të tjerë kanë marrë dhurata të shtrenjta, por aktorja shqiptare Teuta Krasniqi ka marrë një dhuratë edhe më të veçantë.
Bashkëshorti i saj, Adonis Morina ka bërë tatuazh në kurriz syrin e Teutës dhe foton e ka postuar vetë aktorja.
“Trupi është udhëtimi dhe tatuazhet historia jote. Baby faleminderit për dhuratën më kuptimplotë dhe të çmuar. Ti je historia e dashurisë time dhe historia e jetës time. Shën Valentini im. Të du”, shkruan Teuta.
“Por unë do të jem duke të parë gjithmonë”, shton aktorja me humor.
Kujtojmë që Teuta është prej 3 vitesh e martuar me Adonisin.