GRATË JAPONEZE NUK FLEJNË ME BASHKËSHORTËT/ Ja cilat janë arsyet pse ata nuk shtrihen në një shtrat – AlpeGossip
GRATË JAPONEZE NUK FLEJNË ME BASHKËSHORTËT/ Ja cilat janë arsyet pse ata nuk shtrihen në një shtrat

GRATË JAPONEZE NUK FLEJNË ME BASHKËSHORTËT/ Ja cilat janë arsyet pse ata nuk shtrihen në një shtrat

Apartamentet dhe shtëpiat e vogla nuk i kufizojnë çiftet japoneze të flenë të ndarë nga njëri tjetri. Ndryshe nga kulturat e tjera, në kulturën e tyre ky zakon nuk krijon probleme me intimitetin apo me marrëdhënien. Përkundrazi, ata mendojnë se kështu është më mirë për ta.

Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të flenë në shtretër të ndarë nga njëri tjetri është axhenda e punës. Ta zgjosh partneren/in nga gjumi vetëm se erdhe vonë nga puna në shtëpi apo do zgjohesh shumë herët, nuk përkthehet në orë qetësie për ta. Prandaj, kalimi i natës në dhoma të ndara bën sens. Askush nuk shqetësohet dhe gjumi është më i mirë.

Për një nënë japoneze, fjetja me fëmijën konsiderohet shumë e rëndësishme, prandaj babai duhet të vendosë nëse pranon të ndajë shtratin me ta, ose të shkojë në një dhomë tjetër. Referuar shkencës, fjetja e fëmijëve me prindërit i ndihmon të dyja palët të bëjnë gjumë më të mirë dhe më të qetë. Ndihmon fëmijën të mbajë një temperaturë konstante dhe rrahje zemre normale në të njëjtën kohë. Përpos këtyre, fëmija rritet me më shumë vetëbesim, bëhet më shpejt i pavarur dhe ka prirje për të dalë me rezultate më të mira në shkollë.

Ndonëse shumë çifte nisin të flenë veç e veç atëherë kur mendojnë të tradhtohen, japonezët e shohin ndryshe. Ata e vlerësojnë mjaftueshëm gjumin dhe s’duan asnjë ndërhyrje që do të thotë: gërhitje, shkelmime, pagjumësi, etj. Për ta, kjo mënyrë jetese nënkupton paqe në çift.

Burimi: Bright Side