PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Gjithçka që ju duhet është përdorimi i vajit të ullirit – AlpeGossip
PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Gjithçka që ju duhet është përdorimi i vajit të ullirit

PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Gjithçka që ju duhet është përdorimi i vajit të ullirit

Sikur ta dinit që gjithë sekretet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s’do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm. Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t’ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit. Eshtë një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me magji e tyre.

Çfarë bën tamam vaji i ullirit?

Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashethem. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.

Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë. Pavarësisht gjithë benefiteve që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.

Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1, ose 2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e djegura apo skalp për rreth 1 orë. Nëse doni ide të tjera për maska flokësh që përgatiten në shtëpi, urdhëroni:

~ Përbërësit ~

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjelle vaj kokosi

Përgatitja:

I hedhim përbërësit në një enë (fillimisht vajin e ullirit, të kokosit dhe më pas mjaltin) dhe i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas lyejmë flokët duke shmangur kontaktin me skalpin e kokës. E mira është të lyeni gjysmën e flokut dhe poshtë. Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë e mirë. Maska të përsëritet 3- 4 herë në muaj.

Burimi: Cosmopolitan