Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë dhe i dedikohet dashurisë së tij më të madhe – AlpeGossip
Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë dhe i dedikohet dashurisë së tij më të madhe

Ledri Vula rrëfen pengun e vetëm që ka në jetë dhe i dedikohet dashurisë së tij më të madhe

Ledri Vula e ka refuzuar gjithmonë famën ndërkombëtare! Madje në çdo intervistë i mëshon faktit se ai është shumë i lumtur me suksesin që po korr në vendet ku ka shqiptarë.

Pak ditë më parë, reperi shqiptar festoi 32-vjetorin e lindjes dhe u pyet nga emisioni “Edicioni Veror” në ABC News, nëse deri më tani ka bërë diçka për të cilën është penduar.

“Nëse do isha kthyer më herët [në kohë] do kisha punuar më shumë.” – është përgjgjur Ledri Vula, ku sqaroi se kjo përgjigje nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, pasi do të vijojë të refuzojë ofertat për të bashkëpunuar me artistë të huaj.

 

Më herët, menaxheri i tij Faton Shoshi rrëfeu në një intervistë për “Thumb” se pavarësisht marrëveshjes që kishte mundur të arrinte me menaxherët e Iggy Azalea, Ledri e kishte refuzuar kategorikisht një bashkëpunim me të.