Aktorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi, është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër të një djali, të cilin çifti po e pret me padurim.
Almeda ndan herë pas here me ndjekësit poza të ndryshme në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa ditën e sotme i ka befasuar të gjithë me pamjen e re.
Ajo shfaqet me flokët bjond, të prerë shkurt dhe me baluke dhe me siguri askush nuk e ka njohur Almedën me këtë look.