“EPO I VENDOS ME…”/ Fansja e pyet nëse vendos lente, Kejvina i kthen përgjigjen epike (FOTO) – AlpeGossip
“EPO I VENDOS ME…”/ Fansja e pyet nëse vendos lente, Kejvina i kthen përgjigjen epike (FOTO)

“EPO I VENDOS ME…”/ Fansja e pyet nëse vendos lente, Kejvina i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Kejvina Kthella ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas lajmeve se do largohej nga “Xing me Ermalin”, lajm të cilin e bëri të ditur “Xing.al” e më pas e konfirmoi vetë velina.

E përlotur Kejvina tregoi se do të rikthehet në Itali ku së shpejti do ta shohim në një televizion të fuqishëm italian.

Modelja me format perfekte vazhdon të qëndrojë aktive në rrjete sociale ku ditën e sotme ka vendosur t’u përgjigjet edhe pyetjeve të fansave.

Një prej tyre e ka pyetur Kejvinën nëse vendos lente, por nuk ka gjetur termin e duhur dhe është shprehur: “Sytë i ke të vendosura apo natyral? Sepse i ke shumë të bukur”.

“Epo i vendos me raste”, i është përgjigjur Kejvina, përgjigje e cila me siguri i ka bërë të qeshin ata që e kanë lexuar. “Sytë m’i ka falur Zoti”, ka shtuar modelja.