Sukseset shqiptare në kinemanë ndërkombëtare/ Shihni 3 filmat shqiptarë në Oscars (FOTO) – AlpeGossip
Sukseset shqiptare në kinemanë ndërkombëtare/  Shihni 3 filmat shqiptarë në Oscars (FOTO)

Sukseset shqiptare në kinemanë ndërkombëtare/ Shihni 3 filmat shqiptarë në Oscars (FOTO)

Duket se tashmë dhe industria e filmit në Kosovë po rezulton mjaft e denjë dhe në industrinë ndërkombëtare të filmit këtë vit, pasi 3 filma kanë arritur të prekin Oscars për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë.

“Martesa” është filmi me metrazh të gjatë i regjisores Blerta Zeqiri që fitoi çmimin “FIPRESCI” dhe çmimin special të jurisë në festivalin “Tallin Black Nights” në vitin 2017 dhe tani është nominuar në kategorinë e filmit më të mire në gjuhë të huaj.

“Martesa”, bazohet në rrëfimin e një burri që është i dashuruar me shokun e tij të ngushtë dhe duhet ta fshehë nga bashkëshortja.

“Gardhi” është filmi me metrazh të shkurtër i Lendita Zeqirajt, që u kualifikua si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit në Palm Springs.

Ky film flet për historinë e një fëmijë të vogël,i cili përballet me familjen e tij për shoqërinë me shokun e tij rom.
Filmi prek temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

– “Ajo” është filmi nga More Raça që u përzgjedh si një ndër finalistët e “Manhattan Short Film Festival”.

Epo nuk mund të ishim më shumë krenare për këto suksese dhe shpresojmë pse jot ë rrëmbejnë dhe çmimet e kategorive përkatëse.