“PAQE DHE DASHURI”/ Fifi poston FOTON e parë me partnerin e saj – AlpeGossip
“PAQE DHE DASHURI”/ Fifi poston FOTON e parë me partnerin e saj

“PAQE DHE DASHURI”/ Fifi poston FOTON e parë me partnerin e saj

Prej disa ditësh Fifi është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin. Ata kanë disa kohë që përfliten për një romancë të mundshme, e së fundmi u bë virale një video ku shfaqeshin duke u puthur.

Lidhur me këtë nuk reaguan asnjëri prej tyre, por ditën e sotme ata kanë publikuar foton e parë bashkë në “Instagram”.

Këngëtarja e njohur dhe ish-bashkëshorti i Adrola Dushit, shfaqen në makinë. Fifi ka dy gishtat lart në shenjë paqeje, ndërsa Adisi ka marrë pozë para kamerës.

“Paqe dhe dashuri”, kanë shkruar bashkëngjitur me foton që menjëherë mori mijëra pëlqime dhe komente.