Kriza në Japoni: Të rinjtë s’po bëjnë më seks dhe as po lidhen se kanë frikë gratë – AlpeGossip
Kriza në Japoni: Të rinjtë s’po bëjnë më seks dhe as po lidhen se kanë frikë gratë

Kriza në Japoni: Të rinjtë s’po bëjnë më seks dhe as po lidhen se kanë frikë gratë

Rreth një e treta e japonezëve hyjnë në të 30-tat pa asnjë eksperiencë seksuale. Vendi po përballet me një rënie të thellë të popullsisë, pasi një numër gjithnjë në rritje i të rinjve i qëndrojnë larg seksit dhe marrëdhënieve romantike.

Ka burra që mendojnë se ‘gratë janë të frikshme’, ndërsa një sondazh sbuloi se 31% e njerëzve të moshave 18-34 vjeç nga Japonia thonë se janë të virgjër.

Një grua e pyetur pse 64% e njerëzve në moshën e saj nuk janë në lidhje, tha se ata s’e marrin mundimin fare të kërkojnë seksin e kundërt në takim, pasi është më e thjeshtë të shohin porno.

Numri i lindjeve ka rënë nën 1 milion në Japoni për herë të parë vitin e kaluar dhe popullsia pritet të bjerë nga 127 milion në 40 milion deri në 2065.

Kjo krizë fertiliteti i ka bërë politikanët të ndihen konfuzë rreth faktit pse të rinjtë nuk bëjnë seks. Komediani Ano Matsui, 26 vjeç, ka thënë për BBC: “Nuk kam vetëbesim. S’kam qenë kurrë i suksesshëm me vajzat. Dikur i kërkova një vajze për të dalë dhe më tha jo. Kjo më traumatizoi.”

Ai tregon se shumë burra të tjerë, si ai, i druhen refuzimit. Prandaj e kalojnë kohën duke zhvilluar hobitë ndryshme. “E urrej veten, por s’mund të bëj asgjë për këtë,” përfundon ai.