Shën Valentini luksoz i Floriana Garos, shihni si e ka surprizuar i fejuari moderatoren – AlpeGossip
Shën Valentini luksoz i Floriana Garos, shihni si e ka surprizuar i fejuari moderatoren

Shën Valentini luksoz i Floriana Garos, shihni si e ka surprizuar i fejuari moderatoren

Që prej vitit të kaluar, Floriana Garo po jeton në Zvicër me të fejuarin e saj Enis Daci. Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do të vijë në jetë muajin tjetër.

Floriana nuk poston thuajse fare foto me të fejuarin duke e ruajtur këtë pjesë sa më private, por sot në ditën e Shën Valentinit moderatorja nuk ka rezistuar dhe ka zbuluar surprizën që i ka bërë ai.

Në foton e postuar në Instastory shihet se Enisi e ka çuar Florianën në një restorant luksoz teksa në tavolinë shihen tullumbaca me zemra, qirinj dhe petale trëndafilash.

“Valentini”, shkruan Floriana duke e shoqëruar postimin me një emoji zemër dhe një pamje të restorantit.