“TRISTIAN SHPREH PUBLIKISHT NDJENJAT”/ Zbulohet reagimi i Khloe-s (FOTO) – AlpeGossip
“TRISTIAN SHPREH PUBLIKISHT NDJENJAT”/ Zbulohet reagimi i Khloe-s (FOTO)

“TRISTIAN SHPREH PUBLIKISHT NDJENJAT”/ Zbulohet reagimi i Khloe-s (FOTO)

Ditën e djeshme, Khloe Kardashian ka festuar 35-vjetorin e ditëlindjes së saj me një festë që e ëndërrojmë të gjithë. Khloe është kujdesur që të ndajë me fansat e saj momentet më të bukura të ditëlindjes se saj.

Ajo ka marrë urime nga më të ndryshme jo vetëm nga familja dhe adhuruesit e saj por edhe nga ish-bashkëshorti i saj, Tristan. Për një rikujtim, ish çifti kanë së bashku një vogëlushe 1-vjeçare, True.

khloe-kardashian-1-3.jpg

Jo vetëm Khloe por të gjithë ne jemi habitur ditën e djeshme me veprimin e Tristan, i cili postoi një foto të Khloes së bashku me vajzën e saj teksa i kishte bërë një dedikim për ditëlindje duke e konsideruar si “njeriu më i bukur që ka njohur, brenda e jashtë”.

Burime për “People” treguan se bjondia e familjes Kardashian nuk di si të reagojë ndaj publikimit të papritur të ish- partnerit tradhtar, me të cilin ka një vajzë 1 vjeçe, True-në. Khloe gjithashtu qenka detyruar të sqarojë se ata “kanë një fëmijë bashkë, por nuk janë bashkë”.

Për sa i përket pjesës tjetër së Kardashian-eve asnjëra nuk ka reaguar për këtë veprim të Tristan, por në mendje kemi se kjo do të ndodhë në një prej serive të “Keeping Up With The Kardashians”.

Postimi i tij i zuri të gjithë të papërgatitur për shkak se vetëm pak muaj më parë, Tristan u përfshi për herë të dytë në një skandal tradhtie ndaj Khloe-s, veçse këtë herë me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods.

2f0b1c914530ba8d1f3326706436118a_L.jpg

“Gëzuar ditëlindjen, Khloe Kardashian”, e nis Tristan-i, “Je njeriu më i bukur që kam njohur, brenda e jashtë. Faleminderit që je një mama e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ti për shembull. Të uroj veçse sukses dhe uroj që pozitiviteti të bekojë rrugën tënde. Shijoje ditën tënde, Koko.”- ka shkruar Tristan në postimin e tij.