“E PASKA MBAJTUR TË FSHEHTË”/ Aktorja e njohur qenka 6 muajshe shtatzënë ( – AlpeGossip
“E PASKA MBAJTUR TË FSHEHTË”/ Aktorja e njohur qenka 6 muajshe shtatzënë (

“E PASKA MBAJTUR TË FSHEHTË”/ Aktorja e njohur qenka 6 muajshe shtatzënë (

Aktorja e njohur e serialit “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe një videoje në Youtube.

“Është surreale të kuptosh faktin që një njeri tjetër po rritet brenda teje. Është emocionuese, shkatërruese nervash dhe e vështirë në të njëjtën kohë. Çdokush pret për momentin e duhur për të bërë lajmërimin dhe për mua ishte derisa nuk munda më ta fshihja dhe derisa u lodha duke veshur bluza të gjera”, është shprehur aktorja 32-vjeçare.

“Jemi shumë të emocionuar dhe mezi presim të nisim një familje. Kam mësuar kaq shumë për veten time dhe prindërimin në 6 muajt e fundit”, tha Shay.