I ftuar pak ditë më parë tek “Për drekë me mua”, kantautori shumë i dashur për publikun, Pirro Çako pranoi se ishte në një lidhje. Pirro tha se në këtë jetë askush nuk ka lindur për të qenë i vetëm. Ai pranoi se aktualisht është në një shoqëri shumë të mirë, dhe ndihej shumë komod. Pirro ndër të tjera tha se shpreson që kjo të vazhdojë për shumë gjatë.
“Panorama plus” ka zbuluar se Pirro është i lidhur me një bjonde bukuroshe, 20 vite më të re, punonjëse në gjykatën e Tiranës.
Kantautori është shfaqur pranë të dashurës së tij, në darkën e mbajtur në mbylljen e sezonit të “E diela shqiptare”. Çifti duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe kjo është hera e parë që Pirro dhe bukuroshja shfaqen për herë të parë në publik.