U PËRFOL SE ISHTE SHKAKTARJA E NDARJES SË ROMEOS ME JONIDËN/ Xheisara Frisku tregon raportin që ka me aktorin e humorit – AlpeGossip
U PËRFOL SE ISHTE SHKAKTARJA E NDARJES SË ROMEOS ME JONIDËN/ Xheisara Frisku tregon raportin që ka me aktorin e humorit

U PËRFOL SE ISHTE SHKAKTARJA E NDARJES SË ROMEOS ME JONIDËN/ Xheisara Frisku tregon raportin që ka me aktorin e humorit

Xheisara Frisku ishte një nga banoret e Big Brother që pati një rrugëtim të shkurtër brenda shtëpisë. Në një intervistë së fundmi në emisionin ‘’FitStation’’, ajo foli mbi këtë eksperiencë dhe raportin që ka me vëllain e Donaldit, Romeo Veshaj.

Këgëtarja gjatë intervistës u shpreh se ruan shumë raporte të mira me një pjesë të madhe të banorve, por që nuk mundet t’i takoj shpesh për shkak të angazhimeve të shumta.

‘’Të them të drejtën kam qëndruar me shumë prej tyre, pjesën më të madhe nuk është se i kam takuar shumë shpesh. Kjo është për faktin se kohën tim e kam shumë të redaktuar dhe të zënë, edhe jam duke u munduar të kap momentin tim. Nuk jam takuar shumë shpesh, por me të gjithë kam një marrdhënie shumë të mirë, i kam shumë xhan dhe i respektoj të gjithë. Me Monikë kam lënë një kafe pa pirë, kam takuar Arjolën, Elhajdin, Antonelën’’, tha ajo.

Në mediat online u përfol se Xheisara ishte shkaktarja e ndarjes së ish-çiftit Romeo Vesshaj dhe këngëtares, Jonida Maliqi. Frisku tregoi se nuk ka pasur asnjë lloj raporti tjetër, përveç se miqësi me aktorin e humorit.

‘’Jam robi që kam më shumë skandale. Unë me Romeon nuk kam asnjë gjë, e kam shumë xhan atë djale, është shumë i mirë dhe e respektoj shumë. E kam takuar pas daljes sime nga Big Brother. Donaldi më tha ma ta tako Romeon dhe unë absolutisht që do takoj Romeon meqë m’u dha rasti. Por që e kam xhan, është djalë i mirë dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj raporti’’, u shpeh këngëtarja.

Ndër të tjera, Frisku foli edhe për planet në karrierrën e saj ku tregoi se ka gati projektin e rradhës muzikor dhe se ka shumë deshirë që në të ardhmen të realizoj një bashkëpunim me këngëtaren, Aurela Gaçe.