NGJASHMËRI E PABESUESHME/ E dashura e Olsit qenka kopja e aktores së famshme – AlpeGossip
NGJASHMËRI E PABESUESHME/ E dashura e Olsit qenka kopja e aktores së famshme

NGJASHMËRI E PABESUESHME/ E dashura e Olsit qenka kopja e aktores së famshme

Pak kohë më parë aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku prezantoi publikisht të dashurën e  tij. Ai publikoi në ‘Instastory’ një foto ku shfaqej së bashku me një vajzë brune me të cilën ishte kapur pak javë më parë mat.

I ftuar në ‘Thumb’, aktori tregoi se është shumë i lumtur pranë saj dhe se momentalisht po shijon lidhjen e tyre.

“Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjerët se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje”, u shpreh Olsi.

Mirëpo, së fundmi shumë fansa kanë vënë re ngjashmërinë mes të dashurës së aktorit dhe aktores me famë botërore Camila Mendes. Në rrjetet sociale qarkullojnë foto të dy vajzave ku shihet ngjashmëria e madhe mes tyre dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë thënë që ngjajnë si motra binjake.