“NDEZ” SKENË NË SKOCI/ Shiu i rrëmbyeshëm s’e ndal Rita Orën… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NDEZ” SKENË NË SKOCI/ Shiu i rrëmbyeshëm s’e ndal Rita Orën… (FOTO+VIDEO)

“NDEZ” SKENË NË SKOCI/ Shiu i rrëmbyeshëm s’e ndal Rita Orën… (FOTO+VIDEO)

Rita Ora performoi ditën e dejshme në qytetin Glasgow në Skoci, një koncert të cilin nuk e anulloi edhe pse moti nuk ishte në anën e saj. Kushtet e këqija atmosferike ia bën të pamundur këngëtares udhëtimin me avion, por Rita e gjeti zgjidhjen: Shkoi me tren!

Kur duket se gjithçka po shkonte mirë, një shi i rrëmbyeshëm ia plasi keq edhe pse njerëzit nuk lëviznin prej vendit, por prisnin performancën e saj në skenë.

 

Kështu që Rita s’u tremb, rrëmbeu mikrofonin dhe performoi në shi.

Sikur të mos mjaftonte “gjithë ai romanticitet” (ose jo dhe aq), një djalosh propozoi të dashurën në skenë duke u ulur në gjunjë.

“Urime! Jam kaq e lumtur që isha pjesë e kësaj”, shkruan ajo.