EDHE PSE E RE NË MOSHË/ Kylie Jenner i di shumë mirë detyrat e saj si nënë – AlpeGossip
EDHE PSE E RE NË MOSHË/ Kylie Jenner i di shumë mirë detyrat e saj si nënë

EDHE PSE E RE NË MOSHË/ Kylie Jenner i di shumë mirë detyrat e saj si nënë

E gjithë familja Kardashian-Jenner mbrëmjen e djeshme u bashkua për të festuar Krishtlindjen. Vajzat e familjes dukeshin të mrekullueshme veshur me fustane me shkëlqim tipike për një festë.

Por ndryshe nga vitet e tjera, për to situata ishte pak më ndryshe, sidomos për Kylie-n dhe Khloe që u bënë nëna për herë të parë në 2018-n.

Madje mbrëmja për to nuk ka qenë shumë e qetë dhe këtë e ka treguar më së miri vetë Kylie. Ajo ka publikuar një fotografi me vogëlushen e saj, Stormi, e cila e ka detyruar të largohet shpejt nga festa.

“Kjo jam unë duke u larguar nga festa shumë shpejt për të larë vajzën time dhe për ta vendosur në gjumë dhe kjo ishte mbrëmja më e bukur e Krishtlindjes”, – ka shkruar Kylie bashkangjitur fotos.

Pavarësisht se është shumë e re në moshë, Kylie po vërteton çdo ditë se është një nënë për t’u marrë shembull.