RASHELI EMOCIONON PUBLIKUN/ Kërcimi i saj në “Dance With Me” i dedikohej disa personave të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
RASHELI EMOCIONON PUBLIKUN/ Kërcimi i saj në “Dance With Me” i dedikohej disa personave të veçantë (FOTO)

RASHELI EMOCIONON PUBLIKUN/ Kërcimi i saj në “Dance With Me” i dedikohej disa personave të veçantë (FOTO)

Nën tingujt e këngës “You are Beatiful” (Ti je e bukur), Rashel Kolaneci performoi përkrah balerinëve profesionist dhe partnerit të saj Seldi, sfidën e kërcimit në skenën e “Dance With Me”. Por kjo këngë nuk ishte aspak e rastësishme, pasi bukuroshja shqiptare kishte menduar për të gjitha femrat që vuajnë nga sëmundja e kancerit të gjirit.

“Kjo këngë nuk është e rastësishme! Jemi në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit dhe kjo performancë i kushtohet atyre. Kjo është për të gjitha vajzat dhe gratë që janë pre e kësaj sëmundje. Ju jeni shumë të bukura” – u shpreh Rasheli.

Ndryshe nga performancat e kaluara, këtë herë Rasheli shfaqej si një zonjushë plot klas, e cila mori shumë komplimenta nga juria. Ajo u rendit e dyta dhe nuk mundi dot të prekë kupën e kësaj mbrëmje.