“KONKURENCË MOTRASH”/ Si asnjëherë më parë, ja kush nga “Vjollcat” SHPENZOI më shumë për veshjen e emisionit (FOTO) – AlpeGossip
“KONKURENCË MOTRASH”/ Si asnjëherë më parë, ja kush nga “Vjollcat” SHPENZOI më shumë për veshjen e emisionit (FOTO)

“KONKURENCË MOTRASH”/ Si asnjëherë më parë, ja kush nga “Vjollcat” SHPENZOI më shumë për veshjen e emisionit (FOTO)

Tashmë çdo mbrëmje të së shtunës kemi në ekran dy motra të cilat janë në “konkurencë” shikueshmerie me njëra-tjetrën, Luana dhe Marina Vjollca.

Janë dy moderatore të cilat ndiqen dhe preferohen jo pak nga ndjekesit. Por për sa i përket veshjes ato nuk kanë stile të njëjta!

Launën e kemi parë gjithmonë  seksi që guxon me veshjet ndërsa Marina vjen gjithnjë më e thjeshtë e klasike por e kuruar deri në detaje.

Zakonisht Luana mbahet që në çdo dalje televizive të sajën në “Shiko Kush Luan” harxhon pak më shumë se motra e saj Marina për t’u veshur.

Po kush nga ato të dyja është veshur më shtrenjtë mbrëmjen e djeshme?

Alpegossip.al ju sjell shifrat e marra nga faqja e njohur “What they wearin”. Ndryshe nga herët e tjera kur kryesonte Luana këtë herë motrat Vjollca janë në mënyrë të barabartë me shumën e harxhuar për veshje. Marina është veshur si gjithmonë nga “Elisabetta Franchi” xhaketa ka kushtuar 1,594 euro ndërsa pantallonat 219 euro.

Luana Vjollca ka veshur një fustan të shkurtër nga brandi “Balmain” dhe ka kushtuar 1,990 euro.