PASI I THA “KATNARE”/ Jonida Shehu reagon ndaj deklaratave te Desada Metajt: Të gjitha si ajo… – AlpeGossip
PASI I THA “KATNARE”/ Jonida Shehu reagon ndaj deklaratave te Desada Metajt: Të gjitha si ajo…

PASI I THA “KATNARE”/ Jonida Shehu reagon ndaj deklaratave te Desada Metajt: Të gjitha si ajo…

Mbrëmjen e djeshme në “Soiree” Jonida Shehu ka bërë bashkë miqtë e saj për të folur për traditat, zakonet dhe detajet më të bukura të familjeve “tironse”. E quajtur “Mbrëmja Tironse” mblodhi në sofrën e saj disa nga emrat më të njohur të artit dhe kulturës në Shqipëri siç janë: Edmond Topi, Majlinda Keta, Ardi Asllani, Klodiana, Briken Fejzullai, Namik Ajazi, Reshat Boka, Olta Boka, Stivi Boka, Lorenc Hasrama.

Padiskutim tema kryesore vërtitej rreth qytetarëve të lindur dhe rritur në Tiranë, ata më të vjetrit që ruajnë traditat me breza të tërë dhe e kanë një rregull shpirtëror trashëgimin e tyre në pasardhësit që vijnë.

Një moment gjatë emisionit, Jonida ka pyetur të ftuarit e saj për përdorimin e termit “katnar” nga kryeqytetasit, se kur e përdorin dhe përse.

Desada Metaj, kryeredaktore e “Opinion” duke ndjekur “Soiree”-n ka marrë shkas nga ky diskutim dhe ka shkruar një status në Facebook.

“Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.

Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.

Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”- shkruan Metaj.

Blitz.al kontaktoi me moderatoren Jonida shehu mbi këtë reagim dhe Jonida u shpreh se personat që shprehen në mënyrë të tillë në fakt tregojnë më shumë për veten.

“Mendimi që kemi për të tjerët, tregon më shumë për ne sesa për të tjerët realisht. Domethënë edhe ajo që Desada mendon për mua apo për dikë tjetër, ka vlerë dhe tregon më shumë për Desadën sesa për çdo gjë tjetër. Të gjitha Desadat e botës janë të lira të mendojnë e të shprehen si të duan…”- u shpreh moderatorja e “Soiree”.