“PASHA ZOTIN”/ Bashkëshorti i Adelinës ka mësuar të flasë shqip dhe këngëtarja ndihet krenare (FOTO) – AlpeGossip
“PASHA ZOTIN”/ Bashkëshorti i Adelinës ka mësuar të flasë shqip dhe këngëtarja ndihet krenare (FOTO)

“PASHA ZOTIN”/ Bashkëshorti i Adelinës ka mësuar të flasë shqip dhe këngëtarja ndihet krenare (FOTO)

Adelina Tahiri zgjodhi të ndiqte zemrën dhe i tha “po” një personi që nuk kishte kombëinë, fenë e saj, madje ishte disa vite më i madh se ajo. Jo se është mëkat një zgjedhje e tillë, mos na keqkuptoni, por këngëtarja kishte shprehur më herët dëshirën që personi me të cilin do të martohej t’i kishte këto veçori. Mirëpo, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” disa javë më parë, këngëtarja Adelina Tahiri zbuloi se bashkëshorti i saj Serjoza Markov kishte rrënjë të hershme shqiptare.

“Stërgjyshen e ka korçare. Sigurisht që dëshira ime ka qenë për një shqiptar, të fesë time, por fati është i shkruar.” – tregoi këngëtarja për bashkëshortin e saj, i cili ka lindur dhe jeton në Maqedoni.

Por kjo nuk ka aspak rëndësi, sepse Serjoza ka nisur të mësojë gjuhën shqipe. Gjatë një “video live” në “Instagram”, këngëtarja nisi të komunikojë në gjuhën shqipe me bashkëshortin dhe ai e kaloi provën me sukses.

“Çfarë po bën?” – e pyet Adelina.

“Shumë mirë, valla. Pasha Zotin” – shprehet bashkëshorti i saj Serjoza Markov.

Gjatë “video-s live” në “Instagram”, këngëtarja Adelina Tahiri nuk e fshehu vogëlushin e saj Jon, i cili dukej i adhurueshëm.