“NUK KA ETIKË NË TË USHQYER”/ Justin Bieber bëhet objekt talljeje (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KA ETIKË NË TË USHQYER”/ Justin Bieber bëhet objekt talljeje (FOTO)

“NUK KA ETIKË NË TË USHQYER”/ Justin Bieber bëhet objekt talljeje (FOTO)

Çfarë do shihni më poshtë ndoshta nuk është pamja më e këndshme, sidomos nëse jeni të fiksuar pas etikës në të ushqyer. Fotoja më poshtë, që po bën xhiron e rrjetet u shfaq për herë të parë në Reddit dhe siç duket është Justin Bieber që konsumon një burrito.

Burrito– është një ushqim tipik meksikan që konsiston në pite tortilla e mbushur me ingredientë të ndryshëm. Forma e saj cilindrike e bën të domosdoshëm të konsumohet sipas një rregulli. Rregull të cilin Justin nuk e zbatoi dhe tani njerëzit kanë shumë gjëra për t’i thënë.

Ky ushqim hahet duke filluar nga pjesa e sipërme e tij,po ndoshta këngëtari nuk e di si funksionon ose thjesht është shumë po shumë i uritur.

Kaq u desh që interneti të vërshonte me një lum kritikash.

“A nuk di Justin Bieber si të hajë një burrito?” – shkruan dikush.

“Kostumi im për këtë Halloween është Justin që ha burrito.”- vazhdon një tjerër dhe kritikat nuk kanë fund.

Madje, aq e pabesueshme u është dukur sa disa kanë menduar se mbase personi në foto nuk është ai, por thjesht dikush që ngjan tmerrësisht shumë me të.

Ah, nëse një ditë ju rastis të hani një burrito, videoja më poshtë do t’jua tregojë se si.