Ja 5 sekrete bukurie që duhet të dijë çdo vajzë mbi 25-vjeç (FOTO) - AlpeGossip
Ja 5 sekrete bukurie që duhet të dijë çdo vajzë mbi 25-vjeç (FOTO)

Ja 5 sekrete bukurie që duhet të dijë çdo vajzë mbi 25-vjeç (FOTO)

Të kujdesesh për veten nënkupton para së gjithash ta respektosh atë. Është diçka që e mësoni që në fëmijëri me gjeste të thjeshta të higjienës personale si, larja e dhëmbëve apo e fytyrës.

Me kalimin e viteve, jo vetëm që rriteni, por edhe ndërgjegjësoheni mbi rëndësinë e ritualit të përkujdesjes, i cili mund të interpretohet edhe si rituali i bukurisë.

Në artikullin e sotëm, “Living” do të zbulojë disa sekrete bukurie specifike që ju drejtohen të gjitha femrave mbi 25 vjeç.

Qetësohuni! Nuk ju duhet të blini produkte të shtrenjta që nuk ua mban xhepi, pasi këto truke mund t’i realizoni në shtëpi…

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk! Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini.

Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.

Për shumë femra qerpikët e gjatë, të bukur dhe të dendur janë një pjesë shumë e rëndësishme e bukurisë. Për t’i patur nuk është e nevojshme t’i drejtoheni teknikës së mbjelljës extension, por ndiqni praktikën e mëposhtme.

Në një shishe të vogël rimeli shtoni ¼ lugë gjelle me aloe vera, ¼ lugë gjelle me vaj kastori dhe gjymë kapsule me vitaminë E.

Njollat kafe poshtë sqetullave, të shkaktuara nga depilimi i shkuar keq apo kundradjersa me përmbajtje kimike nuk janë aspak estetike për t’u parë e ekspozuar. Living ju propozon një recetë shumë interesante. Merrni disa feta patate dhe grijini në rente, më pas vendosini poshtë sqetullave. Lërini të veprojnë për 30 minuta dhe lahuni me ujë të ftohtë.

Të lodhura nga qimet që rriten shumë shpejt nlëkurë apo që nuk arrini t’i hiqni dot me makinë depilimi dhe brisk, ndiqni depilimi me sheqer,receta tradiciaonale që nuk dështon kurrë/video.