Mesazhi që përloti Adrola Dushin: Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme me ty – AlpeGossip
Mesazhi që përloti Adrola Dushin: Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme me ty

Mesazhi që përloti Adrola Dushin: Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme me ty

Karriera e saj si modele aktualisht është e pozicionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty është fokusi i saj profesional, por edhe ai familjar. Pas ndarjes nga partneri i saj, Adisi, ish-Missi shqiptar, Adrola Dushi është zhvendosur për të jetuar në kontinentin e largët, bashkë me të birin, Troin.

Të qenit personazh publik, natyrshëm e ka ekspozuar bukuroshen shqiptare në një piedestal fame dhe protagonizmi, çka bën që fansat e saj të jenë vërtet shumë. Por, mes njerëzve që e duan dhe e adhurojnë modelen me famë ndërkombëtare, ka edhe persona më të afërt, si mikeshat apo shoqet e ngushta që kujdesen për t’ja bërë çdo ditë të bukur dhe të paharrueshme.

I tillë ka qenë ky mesazh i fundit që i ka mbërritur Adrolës, e përmbajtja e të cilit e ka përlotur atë. Në të shkruhet: “Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”