IMAZHE SHOKUESE/ 19-vjeçarja kthehet në “llambë” prej bojës së flokëve (FOTO) – AlpeGossip
IMAZHE SHOKUESE/ 19-vjeçarja kthehet në “llambë” prej bojës së flokëve (FOTO)

IMAZHE SHOKUESE/ 19-vjeçarja kthehet në “llambë” prej bojës së flokëve (FOTO)

Koka e një 19-vjeçareje është zmadhuar pas një reaksioni alergjik që iu shkaktua nga boja e flokëve.

Estelle nga Parisi ka publikuar imazhet shokuese në rrjete sociale, duke treguar se ishte kimikati PPD që e çoi në atë gjendje.

Kimikati PPD gjendet në 90% të bojërave të flokëve. Duket se si koka e saj është zmadhuar dhe sytë i janë fryrë për shkak të reaksionit që i shkaktoi edhe vështirësi në frymëmarrje.

“Unë mund të shihja, por mezi merrja frymë. Balli im ishte dyfishuar dhe koka ime dukej si llambë”, tha ajo për të përditshmen franceze “Le Parisien”. Studentja shpjegoi se e kishte bërë testin e alergjisë që shoqërohet me produktin dhe nuk dukej asnjë problem.

Estelle shkoi me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë që të mos pësonte probleme më serioze.