“U BEFASUAM”/ Eni Jani dhe Genc Fuga japin lajmin e ëmbël në “Dance with me” – AlpeGossip
“U BEFASUAM”/ Eni Jani dhe Genc Fuga japin lajmin e ëmbël në “Dance with me”

“U BEFASUAM”/ Eni Jani dhe Genc Fuga japin lajmin e ëmbël në “Dance with me”

Dy aktorët shumë të dashur për publikun, Eni Jani dhe Genc Fuga konkurrojnë këtë vit në spektaklin e kërcimit “Dance with me”. Çifti mbrëmjen e sotme i lanë të gjithë të mahnitur me kërcimin e tyre e në fund Eni zbuloi se për ta është një ditë e veçantë.
“Ne sot festojmë 12-vjetorin tonë të martesës. Njeriu përpiqet që të ketë gjërat më të bukura në jetë dhe ato në fund mbeten kujtime. Ne përpiqemi që vajzave tona t’i lëmë kujtime që të buzëqeshin, sa herë të kujtojnë pjesëmarrjen tonë këtu do qeshin dhe do lumturohen”, u shpreh Eni.

“Ne kemi një përqafim të veçantë, sa herë themi ‘përqafim’, bashkohemi të katërt dhe përqafohemi kudo që jemi”, përfundoi aktorja.