ZBULOHEN PLANET PËR FEJESËN E ADROLA DUSHIT/ Ja si u njoh me kandidatin për deputet – AlpeGossip
ZBULOHEN PLANET PËR FEJESËN E ADROLA DUSHIT/ Ja si u njoh me kandidatin për deputet

ZBULOHEN PLANET PËR FEJESËN E ADROLA DUSHIT/ Ja si u njoh me kandidatin për deputet

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se një nga modelet më bukuroshe shqiptare, Adrola Dushi është në një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tom Gashi.

Burime pranë çiftit treguan për “Magazina.al” se Adrola është shpërngulur tashmë në Prishtinë dhe dyshja është parë shpesh së bashku.

Ndërkohë pak kohë më parë, kur ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, Adrola e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, zgjodhi të përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Burime të afërta pranë çiftit kanë treguar për “Magazina.al” se për lidhjen e tyre janë në dijeni dhe të afërmit, ndërkohë që janë duke bërë plane për një fejesë të afërt.

Flitet se ata janë njohur në SHBA, ku Albini ka ndjekur studimet e larta, ndërsa Adrola u vendos bashkë me djalin për të ndjekur ëndrrën e saj si modele.

Burimi: Panorama plus