Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo - AlpeGossip
Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo

Ermal Meta flet për herë të parë për të dashurën shqiptare, kush është ajo

I ftuar mbrëmjen e sotme në finalen e “Në kurthin e Piter Panit”, është kantautori shqiptar, Ermal Meta i cili këtë vit përfaqësoi Italinë në Eurovision dhe u rendit në vendin e pestë.

Ermali ka qenë shumë i komentuar gjatë kësaj kohe por më së shumti sa i takon anës profesionale.

Atë private, kantautori ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut, por i pyetur sot në Piter Pan nëse të dashurat i ka pasur italiane apo shqiptare, Ermali tregoi për herë të parë lidhur me këtë.

“E dashura e parë ishte italiane, e dyta italiane, e treta italiane, e katërta shqiptare dhe e pesta shqiptare”, u shpreh Ermali.

“Dashuria dhe emocioni nuk ka pashaportë”, ishte mesazhi që dha kantautori shqiptar.

I pyetur për martesën, Ermali u shpreh se martesa është akoma larg, megjithatë i la të gjithë kuriozë kush është e dashura e tij shqiptare.