PASI SHTROI IFTAR PËR 310 PERSONA/ Capital T bën gjestin prekës për familjen në nevojë – AlpeGossip
PASI SHTROI IFTAR PËR 310 PERSONA/ Capital T bën gjestin prekës për familjen në nevojë

PASI SHTROI IFTAR PËR 310 PERSONA/ Capital T bën gjestin prekës për familjen në nevojë

Capital T njihet për bamirësitë që bën për njerëzit në nevojë dhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit është bërë edhe më i ndjeshëm ndaj tyre.

Si një djalë tepër bujar që është, ai ka vendosur që të bëjë një gjest prekës për njerëzit në nevojë.

Reperi ka dhuruar një banesë në vlerën e 30 mijë eurove.

Lajmin e ka dhënë hoxhë Halil Kastrati në Facebook, ku ka publikuar edhe fotot e banesës që do të shkojë për një familje në nevojë.

“Na dhurohet edhe një banesë tjetër. Trim Ademi Capital T dhuron banesë të re te Jetimat e Ballkanit në vlerë prej 30 mijë eurove. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, përveç dhurimit të një Iftari në kuzhinën tonë, sot Trim Ademi Capital T na dhuroi një banesë të re dhe të kompletuar me të gjithë mobilimin dhe pajisjet e tjera që duhen për një banesë.

Banesa është afër 65 metra katrore dhe vlera e saj është 30 mijë euro. Së shpejti do ta bëjmë edhe dhurimin e kësaj banese te një familje nevojtare. Trim Ademi Zoti të shpërbleftë”, shkruan Halil Kastrati.

Ky është gjesti i dytë prekës në më pak se 2 javë nga reperi, i cili pak ditë më parë shtroi një iftar për më shumë se 300 persona.