Hatërmbetjet mes Encës dhe Roza Latit duket se nuk do të marrin fund për një kohë të gjatë. Mes komentesh të shumta lidhur me njëra-tjetrën, këtë herë ka qenë radha e Rozës për të thënë diçka.
Në një intervistë për “Prive”, moderatorja është pyetur se kë nuk do të ftonte kurrë në emisionin e saj. “Nuk do e ftoja njërën që është mbretëreshë e Instagramit, sepse e ndjekin të gjithë 12-vjeçarët”, ka thënë Roza, duke lënë të kuptohej se po fliste për Encën. Kujtojmë që në emisionin e saj, një herë Roza i është referuar këngëtares si ‘mbretëresha e Instagramit në Arabinë Saudite’.
Për sa i përket Encës, kjo e fundit i dha vetëm 1 pikë Latit gjatë një prej lojërave në “Shiko Kush LUAN”, duke e vlerësuar vetëm me kaq moderatoren si personazh të ekranit.