Momentet EMOCIONUESE! Njihuni me nuset që i kanë shoqëruar nënat drejt altarit. Nga Afërdita Dreshaj deri tek… – AlpeGossip
Momentet EMOCIONUESE! Njihuni me nuset që i kanë shoqëruar nënat drejt altarit. Nga Afërdita Dreshaj deri tek…

Momentet EMOCIONUESE! Njihuni me nuset që i kanë shoqëruar nënat drejt altarit. Nga Afërdita Dreshaj deri tek…

Sipas zakonit të dasmave nusja duhet të shoqërohet drejt altarit. Shumica e vajzave janë shoqëruar nga baballarët, në mungesë të babai vëllai, por ka dhe nga ato vajza ditën e dasmës zgjedhin dikë tjetër të veçantë për ti shoqëruar.

Këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë me hokeistin çek Jakub Kindl, në një ceremoni madhështore që u mbajt dje në Miami.

Momenti më emocionues në dasmën e saj ishte kur u shfaq me nënën e saj e cila e shoqëroi drejt altarit.

Ne në Shqipëri nuk habitemi më me këtë fakt se edhe Vesa Lumën, në mungesë të të atit, e çoi e ëma drejt altarit.

Ndoshta është e pabesueshme por Vesa Luma ishte ndër të parat në Shqipëri e cila e provoi këtë “trend”.

Meghan Markle gjithashtu u shoqërua nga nëna e saj drejt altarit dhe ky lajm bëri bujë të madhe. Meghan u shoqërua nga e ëma sepse i ati nuk mundi ta shoqëronte në dasmë, ndërsa me të vëllain nuk bëhej.

Kjo nuk është diçka tradicionale ama në fund të fundit rregullat janë bërë për t`u thyer! Përgatiti AlpeNews.al