Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Krid.
Sot për herë të parë, ajo ka zbuluar portretin ëngjëllor të vogëlushit. Moderatorja ka ndarë një video në Instastory, ku shihet duke e gudulisur, ndërkohë që ai qesh me të.
“Dje 4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim“, ka shkruar Klea krahas videos, ku shihet dhe portreti i të voglit.