Sapo përmendet fjala sheik të gjithëve na shkon mendja te paratë e pafundme dhe luksi i shfrenuar.
Eh, fundja, kush nuk do ta donte një partner aq të pasur…të gjithë përveç Keisi Medinit, vajzës së Sabianit.
Duke qenë se ajo frymëzohej nga Rihanna dhe kjo e fundit ka në krah një sheik, e ftuar në Thumb Keisi u pyet nëse e donte një sheik apo jo.
“Jo, nuk do ta gjeja një sheik si Rihanna!”, – shprehet modelia. “Sheike jam vetë , kam para plot sa një sheik!”
E merrni me mend sa fatlum do të jetë ai që do të martohet me “sheiken” Keisi?!