Adel Lami e ka të qartë “Princin e Kaltër”: Ose djali i Tump-it ose ndonjë princ nga Anglia ose fare… – AlpeGossip
Adel Lami e ka të qartë “Princin e Kaltër”: Ose djali i Tump-it ose ndonjë princ nga Anglia ose fare…

Adel Lami e ka të qartë “Princin e Kaltër”: Ose djali i Tump-it ose ndonjë princ nga Anglia ose fare…

Sigurisht duke parë se sa mirë kurohet dhe sa shumë e mban veten Adel Lami, balerina e cila është gjithashtu një “fashion blogger” mund t’ju ketë rastisur të pyesni veten nëse ka dikë në krah apo jo.

Në një intervistë për “Thumb”, Adela është pyetur nëse tashmë që do të shkojë në Amerikë, mos ndoshta dikush special e pret atje.

Ajo e ka kundërshtuar kategorikisht këtë pyetje duke thënë se ende nuk e ka Princin e saj të kaltër në krah. “Unë pres ose djalin e Tump-it, ose ndonjë princ andej nga Anglia që po na mbarohen, ose fare, jam mirë kështu siç jam” – ka treguar ajo duke i mëshuar faktit se do një mashkull i cili të jetë shumë i fortë, shumë burrë dhe shumë i zgjuar dhe shumë i gjatë.

Gjithashtu ajo ka treguar se prindërit i thonë që të mos martojë një burrë shqiptar por ketë një të huaj.