PO ME FERON Ç’U BË? Arbenita kapet duke u puthur në buzë me një mashkull tjetër – AlpeGossip
PO ME FERON Ç’U BË? Arbenita kapet duke u puthur në buzë me një mashkull tjetër

PO ME FERON Ç’U BË? Arbenita kapet duke u puthur në buzë me një mashkull tjetër

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, është shumë e komentuar në media. Lidhja e saj me reperin Fero është vendosur shumë herë në qendër të vëmendjes. Dyshja janë përfolur shpesh për ndarje por në një intervistë për ‘Mirage’, Fero i hodhi poshtë zërat duke u shprehur se atyre iu pëlqen të luajnë dhe t’i konfuzojnë njerëzit.

Së fundmi faqja e Instagramit “Vipat e Bllokut” ka publikuar një video të modeles që po bën xhiron e rrjetit. Në videon në fjalë Arbenita shihet duke u puthur në buzë me një mashkull tjetër, identiteti i tij është i panjohur për publikun. Nuk dihet nëse ky moment romantik mes tyre është filmuar para se Arbenita të niste lidhjen me Feron ose më pas. Mbetet të presim një reagim nga modelja.